Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, ka njoftuar të martën për tërheqjen nga përfaqësuesja e Anglisë.
Pas 96 paraqitjeve, futbollisti i Burnleyt është tërhequr zyrtarisht nga përfaqësuesja anglez e futbollit.
Walker debutoi më 12 nëntor 2011 tek Anglia në miqësoren kundër Spanjës.
35-vjeçari luajti për herë të fundit për “Tre Luanët” më 10 qershor të vitit të kaluar në humbjen 3:1 nga Senegali.
Walker të martën shkroi se paraqitja për Anglinë ka qenë nderi më i madh i karrierës së tij. Ai ka theksuar se do të jetë gjithmonë krenar. Walker shprehu mirënjohje për të gjithë shokët e ekipit, trajnerët, menaxherët, tifozët dhe të gjithë ata që ishin prapa skenave.