Kyle Walker do të jetë në dyshim për t’u paraqitur në Kupën e Botës në Katar pasi Manchester City ka konfirmuar se mbrojtësit të krahut të djathtë i është dashur operimi, e që ka rezultuar të jetë i suksesshëm.
Walker u desh të largohej nga loja në pjesën e parë në derbin e Manchesterit kundër Unitedit në “Etihad Stadium” të dielën, për shkak të shqyerjes së muskulit.
Nuk është caktuar periudha e rikthimit, por klubi beson se ai ka gjasa për t’u kthyer në Botëror.
Dita e fundit e paraqitjes së ekipit për Kupën e Botës në Katar do të jetë 13-të nëntori.
Anglia më 21 nëntor e luan ndeshjen hapëse kundër Iranit.
Artikuj të ngjashëm