Shqetësimet e Anglisë sa i përket lojtarëve të lënduar po lehtësohen përpara Kupës së Botës, me Kyle Walkerin dhe James Maddisonin që kanë tejkaluar problemet e tyre të mëparshme të gjendjes fizike për të marrë pjesë në seancën e parë stërvitore të skuadrës në Katar të mërkurën.
Walker është rikuperuar nga operacioni i nevojshëm në ijë pasi u lëndua gjatë fitores 6:3 të Manchester City ndaj Manchester United në Premier League më 2 tetor.
Maddison, ndërkohë, çaloi në pjesën e parë të fitores së Leicester ndaj West Hamit të shtunën e shkuar për shkak të një problemi në gjurin e djathtë.
Ata ishin në stërvitjen që Anglia e mbajti në Kompleksin Sportiv “Al Wakrah”, afër bazës së hotelit të ekipit anglez për Kupën e Botës, teksa stërviteshin me pjesën tjetër të lojtarëve nën urdhrat e përzgjedhësit Gareth Southgate.