Mesfushori James Maddison sërish ishte lojtari i vetëm që është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Anglisë në prag të ndeshjes kundër Iranit.
Anglia të hënën përballet me Iranin në ndeshjen e Grupit B të Kampionatit Botëror, përpara se të luajë edhe kundër Uellsit e SHBA-së.
Maddison po përpiqet të bëjë të pamundurën që të jetë i gatshëm për Iranin, ndonëse në kampin e Anglisë nuk kanë dhënë shumë shpresa të premten.
Pak ditë para se të grumbullohet me Anglinë, Maddison ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Leicesterit dhe West Hamit në Premier League.
Krahas Maddisonit, te Anglia për duelin me Iranin pritet të mungojnë edhe Kyle Walker e Kalvin Phillips.