Sport

Maddisoni i kthehet Anglisë në stërvitje

Anglia ka marrë lajm tejet të mirë para ndeshjes së fundit të fazës grupore kundër Uellsit, pasi James Maddison, është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Maddison është vlerësuar si mungesë e madhe e Anglisë, por ai e ka marrë veten pas lëndimit në gju.

Futbollisti i Leicester Cityt u lëndua në ndeshjen kundër West Ham Unitedit, pak para ndeshjeve të përfaqësueseve.