James Maddison, i cili ishte befasi në listën e Anglisë për Kupën e Botës, u largua të shtunën nga fusha në minutën e 25-të në ndeshjen që skuadra e Leicester City e fitoi ndaj West Hamit me rezultatin 2:0.
Maddison shënoi golin e parë në minutën e tetë, ndërsa u largua me ndihmën e mjekëve të skaudrës nga fusha në minutën e 25-të duke e mbajtur me duar pjesën e pasme të këmbës së djathtë.
Maddison ka bërë vetëm një paraqitje për Anglinë, duke hyrë si zëvendësues në një ndeshje kualifikuese për Evropian kundër Malit të Zi në vitin 2019.
Ai u përfshi dy ditë më parë në listën e Anglisë nga selektori Gareth Southgate.
Artikuj të ngjashëm