James Maddison është larguar nga lista e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Evropianit në muajin nëntor, për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës.
26-vjeçari pësoi lëndim në disfatën 4:1 në shtëpi nga Chelsea në Premier League të hënën.
Anglia luan kundër Maltës në “Wembley” më 17 nëntor, para se të udhëtojë te Maqedonia e Veriut tri ditë më vonë.
Tottenhami ka thënë të premten se Maddisoni do të qëndrojë në skuadër për ta nisur rehabilitimin me stafin mjekësor të klubit.
Maddison ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 11 ndeshje në Premier League për Spursin, qëkur u transferua nga Leicester City në qershor për 46 milionë euro.