Pasi eliminoi Lirinë dhe Gjilanin nga gara e Kupës së Kosovës, Vushtrria, që bën gara në kategorinë e dytë (Liga e Parë), synon eliminimin edhe të një ekipi tjetër të elitës – Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Prishtina dhe Vushtrria, përbëjnë çiftin e parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës, ndërkohë ndeshja e parë ndërmjet tyre luhet të mërkurën (sot, 14:00). Në këtë ndeshje që zhvillohet në Pejë, Prishtina është vendase, kurse ndeshja e kthimit luhet në Vushtrri më 18 prill.
Çifti tjetër gjysmëfinal është Drenica - Vëllaznimi. Ndeshja e parë e këtij çifti luhet po ashtu sot (14:00). Drenica e pret Vëllaznimin në Skenderaj. Ndeshja kthyese luhet më 18 prill në Gjakovë.
Vushtrria është skuadra e vetme gjysmëfinaliste që nuk bën gara në Superligë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).