Prishtina i bashkohet Vëllaznimit në finale të Kupës së Kosovës, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Vushtrrinë.
Koha e rregullt e gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kosovës përfundoi 1 me 0, në të mirë të vendasve, Vushtrrisë, transmeton Koha.net.
Ishte mesfushori Daut Maxhuni ai që shënoi golin e epërsisë për Vushtrrinë për të siguruar vazhdimet, pasi në ndeshjen e parë Prishtina kishte fituar në shtëpi 1-0.
Në vazhdime mysafirët ishin më të mirë, duke arritur të barazojnë shifrat në minutën e 99 përmes Abdul Basitit.
Artikuj të ngjashëm