Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Vushtrri e Gjakovë luftohet për finale të Kupës

Prishtina kërkon me çdo kusht kualifikimin në finale të Kupës së Kosovës në futboll, por për këtë nuk bazohet shumë në fitoren e ndeshjes së parë gjysmëfinale (1:0) kundër Vushtrrisë, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina do të udhëtojë në Vushtrri për fitore të radhës. Kjo ndeshje e kthimit gjysmëfinale luhet sot në Vushtrri (15:00), sikur edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale Vëllaznimi - Drenica. Ndeshja e parë në Skënderaj është mbyllur pa fitues 1:1, ndërkohë e kthimit luhet në Gjakovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si Prishtina, ashtu edhe Vushtrria do të kenë mungesa të rëndësishme për përballjen e tyre. Te Prishtina mungon kapiteni Armend Dallku për shkak të suspendimit dhe Mentor Mazrekaj i lënduar, derisa te Vushtrria nuk do të paraqitet sulmuesi kryesor i ekipit, Labinot Osmani, shkaku i lëndimit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).