Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi, finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Vëllaznimi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës.

Klubi gjakovar eliminoi në gjysmëfinale Drenicën.

Të dy ndeshjet përfunduan baras. Në takimin e dytë ekipet barazuan pa gola, ndërsa Vëllaznimi kaloi tutje falë golit të shënuar si mysafir në barazimin e parë në Drenicë, 1 me 1.

Në finale, Vëllaznimi pret fituesin e duelit Vushtrria – Prishtina, ndeshje që ka shkuar në vazhdime.