Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mësohet orari i ndeshjeve të Kupës

Është caktuar orari i ndeshjeve të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kjo fazë do të nisë më 8 shkurt, me ndeshjen Drenica -Gjilani, që do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj.

Të dyja ekipet vijnë me ndryshime të mëdha në fazën pranverore. Drenica me trajnerin Gani Sejdiu, synon befasinë përballë Gjilanit të përforcuar, që kërkon trofe këtë sezon.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë.

Kryeqytetasit llogariten favoritë përballë vushtrriasve. Prishtina synon gjysmëfinalen ndaj Vushtrrisë, që po përballet me probleme të shumta financiare dhe organizative.

Ndërkohë, më 9 shkurt do të luhet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, derisa dueli ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit zhvillohet më 12 shkurt.

Artikuj të ngjashëm