Sport

Vritet edhe një shpresë e madhe e sportit ukrainas

Evgen Zvonok (22), një sportist i talentuar, u vra në rajonin ukrainas të Chernihivit. Zvonok ishte kampion i Ukrainës në kikboks dhe fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror. Atij i parashikohej një e ardhme e madhe sportive. Ukrainasit planifikonin të fitonin medalje me të në të gjithë Evropën.

Zvonok e mbrojti Ukrainën në fillim të pushtimit rus dhe u vra në sulmet ajrore të armikut. Ai vdiq më 3 mars dhe trupi i tij u gjet disa ditë më vonë. Miqtë dhe trajneri, e cilësojnë Zvonokun si një sportist të qetë dhe të talentuar.

“Askush nuk e priste që ai të merrte armën. Ishte një djalë i qetë dhe i mirë, një sportist i talentuar. Por kur erdhi koha për të mbrojtur vendin, ai nuk hezitoi fare”, tregoi miku i tij.

Në prag të fillimit të luftës, Zvonok po përgatitej për kampionatin ukrainas.

“Eugene ishte një djalë trim që nuk u tërhoq kurrë. Ai i pranoi të gjitha sfidat. Ne planifikonim garat ndërkombëtare me të dhe tani ai nuk është në mesin tonë”, tha trajneri i tij, Serhiy Lisyuk.

Zvonok nuk iu nënshtrua stërvitjes ushtarake. Ai u bashkua me ushtrinë që në fillim të pushtimit rus.