Sport

Vrapimi i McLaughlin-Levrone thyen rekord 42-vjeçar

Sydney McLaughlin-Levrone

Sydney McLaughlin-Levrone u bë atletja e parë në 42 vjet që vrapon në më pak se 48 sekonda në garën 400 metra. Ndërkohë, vendosi edhe kohën e dytë më të shpejtë në histori në Kampionatet Botërore në 400 metra vrapim, shkruan “World Athletics”. 

Amerikania të enjten e mbylli garën me 47 sekonda e 78 të qindtat në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë. 

Vendin e dytë e zuri atletja nga Republika Dominikane, Marileidy Paulino, me kohën 47 sekonda e 98 të qindtat. Ndërkohë, atletja nga Bahrejni, Salwa Eid Naser, e fitoi të bronztën me kohën 48 sekonda e 19 të qindtat.  

McLaughlin-Levrone, është dominuese në katër vjetët e fundit edhe në garën 400 metra me pengesa.