Volejbollistët e Kosovës U22 e kanë humbur ndeshjen e parë të kualifikimeve për Evropianin e vitit tjetër. Në Brno të Çekisë, Kosova humbi 3:0 në sete nga përfaqësuesja nikoqire.
Seti i parë u dominua plotësisht nga çeket, 25:9. Seti i dytë ishte më i barabartë dhe përfundoi 25:20. Ndërkohë setin e tretë Kosova U22 e humbi 25:12.
Të shtunën, Kosova luan me Turqinë. Ndërkohë të dielën e ka ndeshjen e fundit me Austrinë.
Artikuj të ngjashëm