Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, Kosova U22 mposhtet 3:0 nga Hungaria

Përfaqësuesja U22 e Kosovës në volejboll e ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2024. Të premten mbrëma në Istog, Kosova U22 humbi 3:0 në sete nga Hungaria.

Seti i parë përfundoi 25:14 për Hungarinë. Në setin e dytë Kosova u paraqit më mirë dhe mori 18 pikë. Ndërkohë seti i tretë përfundoi 25:12.

Të shtunën mbrëma (20:00), Kosova luan me Poloninë.

Artikuj të ngjashëm