Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, Kosova U22 pëson tjetër disfatë

Pas disfatës që e pësoi nga Përfaqësuesja e Republikës së Çekisë në ndeshjen e parë që u zhvillua të premten, volejbollistet e Kosovës U22 kanë pësuar tjetër disfatë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Të shtunën në Brno të Çekisë, Kosova U22 humbi me rezultatin 3:0 në sete nga Përfaqësuesja e Turqisë.

Ndeshja u mbyll për 61 minuta.

Setin e parë, turket e fituan me rezultatin 25:10.

Turqia vazhdoi me lojë të mirë edhe në setin e tretë të cilin e fitoi 25:9.

Edhe Volejbollistet e Kosovës U18 humbin edhe nga Greqia Sporte të tjera 6 muaj më parë Volejbollistet e Kosovës U18 humbin edhe nga Greqia

Ndërkohë, në setin e fundit, Kosova U22 e përmirësoi lojën, por nuk arriti të marrë më shumë se 16-të pikë dhe humbi 25:16.

Ndeshjen e fundit, Kosova U22 e luan me Austrinë.