Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, Kosova i përfundon kualifikimet me vetëm një set të fituar

Përfaqësueset U22 të Kosovës në volejboll i kanë mbyllur kualifikimet për Kampionat Evropian pa ndonjë ndeshje të ftuar.

Të dielën në Brno të Çekisë ndeshjen e fundit e kishin volejbollistet e Kosovës U22. Senioret e reja e fituan setin e parë ndaj Austrisë, por më pas humbën tri sete rresht. Kështu me rezultatin 3:1 e humbën edhe ndeshjen e fundit në kuadër të grupit C kualifikues.

Pas fitores 25:19 në setin e parë, Kosova U22 e humbi bindshëm setin e dytë, 25:11. Seti i tretë përfundoi 25:16 për Austrinë, ndërsa në setin e katërt volejbollistet e Kosovës pësuan 25:19.

Austria, njëjtë si Kosova, nuk kishte set të fituar në dy duelet e para. Por fitoi ndaj Kosovës për t’u renditur e treta në grup. Kosova mbeti e katërta në grup.
Kosova të premten pësoi 3:0 në sete nga Çekia. Të shtunën edhe më bindshëm humbi nga Turqia. Më së shumti mblodhi 16 pikë në set në duel me turket.

Volejbollistët e Kosovës U22 ndeshjet kualifikuese për Evropian i kanë luajtur në Istog. Por nuk kanë përfituar shumë nga fakti se ishin vendas. Të premten pësuan 3:0 në sete nga Hungaria. Hungarezët ishin bindshëm më të mirë.

Të shtunën volejbollistët e Kosovës U22 humbën po ashtu bindshëm, 3:0 në sete, nga Polonia.

Edhe Volejboll, Kosova U22 pëson tjetër disfatë Sport Volejboll, Kosova U22 pëson tjetër disfatë

“Kosova U22 mbylli aventurën në këto kualifikuese me një eksperiencë të re nga e cila mund të ndërtojë në të ardhmen”, ka shkruar Federata e Volejbollit e Kosovës pas ndeshjes me Poloninë në Istog.

Kohë më parë përfaqësueset U19 u paraqitën në Kampionatet Ballkanike në Shqipëri dhe Bullgari. Nuk shënuan ndonjë sukses, përkatësisht ndonjë fitore.