Përfaqësuesja U18 e Kosovës në volejboll ka pësuar tjetër humbje në kualifikimet për Evropian.
Volejbollistet e reja të Kosovës të shtunën në Sofje të Bullgarisë, u mposhtën nga Turqia me rezultatin 3:0 në sete.
Maksimumi i pikëve për Kosovën U18 në këtë ndeshje brenda një seti ishte 12-të.
Dy setet e para, volejbollistet nga Turqia i fituan me rezultatin 25:12.
Në setin e tretë, Turqia U18 fitoi me shifrat 25:11.
Kosova ishte mposhtur nga Bullgaria të premten në kuadër të Grupit A.
Vetëm këto dy përfaqësuese ishin në Grupin A dhe Kosova u kualifikua në gjysmëfinale si e dyta në grup.
Por, u mposht thellë nga Turqia të shtunën dhe tani do të luajë për plasman kundër Serbisë.
Në Grupin B ishin Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.