Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pak rezistencë nga volejbollistet e reja ndaj Bullgarisë

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në volejboll (vajzat) e ka humbur ndeshjen e parë në kualifikimet për Evropian. Të premten mbrëma në Sofje të Bullgarisë, Kosova U18 u mposht nga Bullgaria me rezultatin 3:0 në sete.

Në setin e parë volejbollistet kosovare i morën 15 pikë. Në setin e dytë Bullgaria U18 ishte bindëse duke fituar 25:10, ndërsa seti i tretë përfundoi 25:19 për nikoqiret.

Bullgaria e Kosova janë të vetmet përfaqësuese në Grupin A. Në Grupin B janë Serbia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Rrjedhimisht Kosova U18 kualifikohet në gjysmëfinale si e dyta në grup.