Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Voca zyrtarizohet te Cosenza e Serie B

Mesfushori Idriz Voca i është bashkuar skuadrës nga Italia, Cosenza, që bën gara në Serie B.

Lajmi është konfirmuar nga klubi italian të premten mbrëma. Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Ai te Cosenza transferohet si lojtar i lirë, pasi ishte pa klub prej verës së vitit të shkuar, kur e shkëputi kontratën me Ankaragucun e Turqisë.

24-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Luzerni ndërsa ka 15 paraqitje për Përfaqësuesen A të Kosovës. Cosenza aktualisht zë vendin e 17-të në Serie B, me 16 pikë të mbledhura pas 19 ndeshjeve të zhvilluara. Lufton për mbijetesë.