Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idriz Voca në prova te St. Galleni

Idriz Voca është duke u provuar te skuadra e St. Gallenit në Zvicër, ka njoftuar sajti i afërt me klubin zviceran, “St.Galler Tagblatt”.

Për të ardhmen e mesfushorit të Kosovës, do të vendoset gjatë ditëve të ardhshme. Voca më herët ishte në prova edhe te skuadra e Bundesligës 2 të Gjermanisë, Karlsruher.

Voca së fundi ishte pjesë e Ankaragucut, klub me të cilin nuk siguroi mbijetesën në Superligën e Turqisë.

Në mungesë të paraqitjeve, nuk është ftuar së fundi as te Kosova.