Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Voca në prova te Karlsruher

Mesfushori i Kosovës, Idriz Voca, është në prova te skuadra e Bundesligës 2 të Gjermanisë, Karlsruher. Kështu ka njoftuar të martën klubi gjerman.

“Idriz Voca dhe Salem M’Bakata janë pjesëmarrës në seancat stërvitore të sotme dhe të nesërme”, shkruan në njoftimin e klubit.

Voca së fundi ishte pjesë e Ankaragucut, klub me të cilin nuk siguroi mbijetesën në Superligën e Turqisë. Ai është ftuar herë pas here te Kosova, ndërsa për ndeshjet e këtij muaji ishte jashtë listës.

Pritet të jetë jashtë listës së Kosovës edhe për ndeshjet e muajit të ardhshëm, që “Dardanët” i zhvillojnë kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katari 2022”.