Futbollisti kosovar Idriz Voca pritet të firmosë kontratë me skuadrën e St. Gallenit që bën gara në elitën e futbollit të Zvicrës.
Voca javën e shkuar iu bashkua St. Gallenit në prova dhe pothuajse ka bindur drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë kontratë. Mesfushori defensiv është ka luajtur të enjten në miqësoren ndaj Winterthurit, e cila ka përfunduar me rezultatin 5:5. Ai është aktivizuar në pjesën e dytë dhe ka pasur një paraqitje të mirë.
Trajneri i St. Gallenit, Peter Zeidler, ka thënë se deri në fund të javës së ardhshme pritet të dihet përfundimisht fati i Vocës në ekipin e tij.
St. Galleni do ta presin edhe miqësoren me Altachin që luhet të shtunën tjetër për ta parë paraqitjen e tij.
Voca aktualisht është pa klub prej përfundimit të sezonit të shkuar kur u largua nga Ankaragucu. Ai karrierë ka bërë edhe te Luzerni ndërsa për Kosovën ka 15 paraqitje.