Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Toma largohet nga St. Galleni

Bastien Toma

Bastien Toma ka shkëputur kontratën me St. Gallenin, ka njoftuar klubi zviceran të mërkurën.

26-vjeçari pritet të vendosë së shpejti për skuadrën e re, ndërsa afati kalimtar është i hapur në disa vende.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Toma ishte huazuar fillimisht te St. Galleni nga Genku belg. Më pas firmosu kontratë me klubin zviceran, për të cilin i luajti 94 ndeshje. Ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 12 asistime.

Toma luan kryesisht në mesfushë.

Ai më herët ishte te Sioni, ndërsa ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës.