Mesfushori Bastien Toma karrierën do ta vazhdojë në Poloni.
Toma ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën LKS Lodz që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit polak.
Toma vendosi në fillim të muajit që ta shkëpusë kontratën me skuadrën zvicerane, St. Gallen.
“Jemi të kënaqur që Bastieni po i bashkohet ekipit tonë. Ai është lojtar me përvojë të madhe dhe ka luajtur në një nivel të lartë në disa liga evropiane. Besoj se aftësitë dhe profesionalizmi i tij do të ofrojnë cilësi për ekipin tonë këtë sezon”, është shprehur Radoslaw Mozyrko, drejtor sportiv i LKS Lodzit.
26-vjeçari Toma me St. Gallenin zhvilloi 94 ndeshje. Shënoi gjashtë gola dhe bëri 12 asistime.
Në të kaluarën është paraqitur edhe për skuadra si Sion, Genk e Paços de Ferreira.