Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda mund t’i bashkohet Veronas

Mërgim Vojvoda mund të ndërrojë skuadër, por jo edhe kampionatin për edicionin e ri.

Mbrojtësi i Torinos, që përfaqëson Kosovën, pati edicion mesatar në Serie A ndërsa mund të transferohet te skuadra e Hellas Veronas, ka shkruar “Corriere di Verona” të mërkurën.

Mbrojtësi i krahut, 28-vjeçari Vojvoda, ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024.

Në 32 ndeshje në të gjitha garat e edicionit të kaluar, Vojvoda pati gjashtë asistime, pesë në Serie A dhe një në Kupën e Italisë.

Torino e siguroi mbijetesën në Serie A. Përfundoi në vendin e dhjetë me 53 pikë.

Edhe Vojvoda transferohet tek Udinese Futboll 1 j. më parë Vojvoda transferohet tek Udinese

Ndërkohë, Verona mbeti në elitën e futbollit të Italisë pasi në ndeshjet e plejofit ishte më e suksesshme se Spezia.

Në Serie A do të luajë për edicionin e pestë rresht.