Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos, ka njoftuar të premten “Tuttomercatoweb”.
Bëhet e ditur se klubi italian do ta shfrytëzojë opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit me Vojvodën edhe për një vit tjetër.
Mbrojtësi i krahut ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit.
Bëhet e ditur se te Torino janë të kënaqur me paraqitjet e Vojvodës dhe për këtë arsye po duan ta mbajnë në ekip të paktën deri në vitin 2025.
27-vjeçari ka tri asistime në gjashtë paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për Torinon, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.