Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda rinovon me Torinon

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos, ka bërë të ditur “Calciomercato” të martën.

Mësohet se ekipi italian do ta shfrytëzojë të drejtën e rinovimit automatik të Vojvodës edhe për një vit, pasi nuk dëshiron ta humbë si lojtar të lirë në fund të këtij edicioni.

Kontrata aktuale e Vojvodës skadon verën e ardhshme, ndërsa më herët ishte raportuar për një interesim të Fenerbahçes për mbrojtësin e krahut. Mësohet se zyrtarizimin e rinovimit të kontratës së Vojvodës, Torino do t’i bëjë brenda këtij muaji.

Ai është pjesë e ekipit nga Serie A prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Standard i Belgjikës. 28-vjeçari këtë edicion ka 1 gol dhe 1 asistim në katër paraqitje për Torinon në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm