Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja e veçantë e Vojvodës ndaj Frosinones

Mërgim Vojvoda i është bashkuar Torinos më 1 shtator të vitit 2020.

Kontrata e futbollistit të Kosovës me klubin italian skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Deri më tani Vojvoda ka luajtur 99 ndeshje për klubin torinez.

Ndeshja e ardhshme kundër Frosinones, të dielën nga ora 12:30, do të jetë jubilare për mbrojtësin e krahut.

Ai pritet ta luajë ndeshjen e 100-të, kanë raportuar mediumet italiane.

Edhe Vojvoda transferohet tek Udinese Futboll 1 j. më parë Vojvoda transferohet tek Udinese

Vojvoda në 99 paraqitje për Torinon ka shënuar tri gola, ndërsa ka kontribuuar me 12 asistime.

Torino pas 14 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 19 pikë dhe zë vendin e 10-të në Serie A.