Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidhet shtëpia e Manes derisa ky po luante ndaj Bayernit

Foto: Reuters

Policia në Merseyside po hetojnë një vjedhje që ka ndodhur në shtëpinë e yllit të Liverpoolit, Sadio Mane, raporton Sky Sports.

Vjedhja ka ndodhur të martën mbrëma gjatë kohës kur senegalezi po luante në Anfield Road në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, transmeton Koha.net.

Gjatë kohës së vjedhjes askush nuk ishte në shtëpinë e 26 vjeçarit në Allerton.

Mësohet se hajnat janë larguar nga shtëpia e yllit të Liverpoolit me orë, telefona mobil e çelësa të makinave.

Ekzaminimet mjeko-ligjore janë duke u kryer dhe një hetim rreth rrethanave për këtë incident është duke vazhduar.

Edhe Liverpooli synon kthimin e Mane Sport Liverpooli synon kthimin e Mane

Inspektori, Phil Mahon nga Policia në Merseyside ka bërë apel që njerëzit që kanë informacione rreth kësaj ngjarje ta ndihmojnë Policinë.

Mane ishte vjedhur edhe në nëntorin e vitit 2017 derisa po luante në Anfield në Ligën e Kampionëve ndaj Mariborit.