Sadio Mane mund të largohet nga Bayern Munichu këtë verë, për shkak të çështjeve disiplinore. “Sky Sports Germany” ka njoftuar të enjten se te Bayerni kanë marrë vendim ta nxjerrin në shitje senegalezin, si ndëshkim për veprimin e tij ndaj gjermanit Leroy Sane.
Bëhet e ditur se Mane dhe Sane kanë pasur fjalosje pas humbjes së Bayernit ndaj Manchester Cityt, duke bërë që senegalezi ta qëllojë me grusht në fytyrë gjermanin në zhveshtore.
Ky veprim i Manes nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit, të cilët do t’i dëgjojnë ofertat për senegalezin.
Mane iu bashkua Bayernit para fillimit të këtij sezoni nga Liverpooli dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Në 32 paraqitje në të gjitha garat, Mane ka 11 gola e 5 asistime.