Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vjedhje në vilën sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, në Cairo të Egjiptit. Vjedhja ishte kryer më herët gjatë këtij muaji derisa ylli egjiptian i futbollit ishte jashtë shtetit, kanë thënë autoritetet të mërkurën, shkruan “Associated Press”.
Në komunikatë Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se të dyshuarit kanë vjedhur rekuizita të futbollit, një medalje, një top të vogël futbolli si dhe një televizion. Autoritetet kanë thënë se të dy personat kanë treguar se kanë hyrë në pronën e zbrazët duke u ngjitur nëpër muret e vilës më 2 mars.

Ata ishin arrestuar brenda 48 orëve. Salah është golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit në Premier League. Iu bashkua skuadrës nga Roma në vitin 2018.