Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veterani amerikan takohet me fëmijët që gati sa nuk i vrau

Për më shumë se shtatë dekada, Martin Adler e ka shikuar një fotografi bardhë e zi të tij si një ushtar i ri amerikan me një buzëqeshje në fytyrë.

Pranë tij ishin tre fëmijë italianë të veshur në mënyrë të përkryer, të cilët i ka shpëtuar, teksa nazistët u tërhoqën drejt veriut më 1944.

Veterani 97-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore u takua me tre fëmijët për herë të parë që nga lufta.

Adler zgjati dorën për t’ua kapur ato të Brunos, Mafaldës dhe Giuliana Naldit për ribashkimin e gëzueshëm në aeroportin e Bolonjës pas një udhëtimi 20-orësh nga Boca Raton, Florida.

Pastaj, ashtu siç kishte bërë kur ishte ushtar 20-vjeçar në fshatin e tyre Monterenzio, ai u shpërndau çokollata amerikane.

Edhe Ushtari amerikan Adler gjen pas 76 vjetësh “fëmijët e tij” Kuriozitet Ushtari amerikan Adler gjen pas 76 vjetësh “fëmijët e tij”

Ribashkimi i shumëpritur u bë i mundur nga mediat sociale.

Ishte një fund i lumtur për një histori që lehtë ka mundur të përfundojë në tragjedi.

Herën e parë që ushtari dhe fëmijët e panë njëri-tjetrin, më 1944, të tre fytyrat dolën nga një shportë e madhe prej xunkthi, ku nëna e tyre i kishte fshehur teksa po afroheshin ushtarët.

Adler mendoi se shtëpia ishte bosh, kështu që e bëri gati mitralozin kur dëgjoi zhurmën, duke menduar se brenda ishte fshehur ndonjë ushtar gjerman.

“Shikoni se si buzëqeshja. Kam buzëqeshur, i kam dashur. Dhe isha i lumtur dhe doja ta godisja veten për ta ndaluar për të mos shtënë. Dhe isha i lumtur që nuk gjuajta. Këta ishin fëmijë. Çfarë dinin për luftën? Fatkeqësisht shumë fëmijë dinë shumë për luftën”.

Edhe Amerikani i kidnapuar si foshnje në Kili, takohet me nënën pas 42 vjetësh Kuriozitet Amerikani i kidnapuar si foshnje në Kili, takohet me nënën pas 42 vjetësh

Fatmirësisht, dikush ia kishte dalë ta ndalonte.

“Nëna doli dhe qëndroi pikërisht para armës për të më ndaluar të qëlloja. Ajo e vuri barkun drejt armës sime, duke bërtitur, “bambini, bambini, bambini”, duke më goditur në gjoks. Nëna ime është heroina, jo unë”.

Fotografia e mbushur me buzëqeshje u botua më pas në një gazetë lokale, që ka sjellë edhe zbulimin e identiteteve të tre fëmijëve, të cilët deri tashmë edhe vetë ishin bërë gjyshër.

Ata ndanë një video ribashkimi në dhjetor dhe pritën derisa lehtësimi i kufizimeve të udhëtimit ta bënte të mundur udhëtimin transatlantik.

Ky ribashkim është bërë falë angazhimit të së bijës, Rachelle Donley, e cila është rritur me rrëfimet e të atit.

Edhe Tifozi 100-vjeçar ofron pensionin e tij për fitoren e Interit ndaj Milanit Sport Tifozi 100-vjeçar ofron pensionin e tij për fitoren e Interit ndaj Milanit

“Kishte treguar histori teksa unë po rritesha. Dhe kjo histori është një ndër to. E mbaja mend gjithmonë dhe e kishte edhe atë fotografi. Kështu që kur mbeti në banesën e tij për tetë muaj me Covid-19, nuk e dinte se ku ishin në Itali, nuk ua mbante mend emrat. Dhe i thashë se do të mundohem t’i gjejë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Adler do të kalojë pak kohë në fshatin ku kishte qenë, para se të udhëtonte në Firence, Napoli dhe Romë, ku shpreson ta takojë Papa Françeskun për të ndarë mesazhin e tij të paqes dhe dashurisë.