Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër vjet pasi u ndanë, babai bashkohet me tri vajzat në SHBA

Jose Luis Martinez ende i mban mend britmat e tri vajzave të tij pasi zyrtarët kufitarë të SHBA-së i morën ata dhe Martinezit e çuan në qendër dënimi.

“Nëna e tyre kishte vdekur. Gjithçka që donin ishte babai i tyre. Isha i vetmi që kisha mbetur”.

Ishte viti 2018. Martinez me fëmijët kishin udhëtuar me autobus nga shtëpia e tyre në Honduras në kufirin e Teksasit për t’u futur në SHBA për azil. Vajzat atë kohë ishin 10, 12 dhe 14 vjeç, shkroi BBC.

Qeveria amerikane deportoi Martinezin në Honduras, duke pretenduar se ai e kaloi kufirin ilegalisht. Do të bëheshin gati katër vjet që më në fund të bashkohej me fëmijët e tij në SHBA.

Në mes të viteve 2017 dhe 2021, administrata e ish-presidentit Donald Trump ndau të paktën 3,900 fëmijë nga prindërit e tyre. Kjo politikë kishte qëllim të dekurajonte migrantët të kalonin kufirin për në SHBA.

Edhe Përballja e të ndaluarve të ICE-së në SHBA me mungesë ilaçesh e trajtimesh mjekësore Botë Përballja e të ndaluarve të ICE-së në SHBA me mungesë ilaçesh e trajtimesh mjekësore

Qindra fëmijë kanë pritur me vite, disa gjysmën e jetës, në strehimoret në SHBA para se të shihnin familjen e tyre sërish.

Nën politikën e administratës së Joe Bidenit, prindërit që janë deportuar, si Martinez, u ribashkuan me fëmijët e tyre në SHBA dhe u lejuan të qëndronin për tri vjet.