Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Vetëm ne mund ta humbim tani”: Ethet e titullit kaplojnë Napolin

Ethet e titullit të kampionit në Serie A po e përfshijnë Napolin, ndërsa qyteti i çmendur pas futbollit shpreson se skuadra Napoli do t'i japë fund pritjes prej më shumë se tri dekadave për t'u kurorëzuar me titullin e Italisë.

Fitorja 2:1 e së dielës mbrëma ndaj Romës dhe kolapsi i papritur i kampionit në fuqi, Milanit, i mundësuan Napolit që të forcohet edhe më shumë në krye të tabelës dhe të krijojë një diferencë prej 13 pikësh. Asnjë skuadër nuk ka pasur avantazh kaq të madh pas 20 ndeshjeve të luajtura, qëkur Serie A kaloi në tri pikë për një fitore në vitin 1994. Dhe shansi për një “Scudetto” të parë që nga ditët kur Diego Maradona veshte fanellën e Napolit ka mbushur tifozët me entuziazëm të madh dhe emocione të papërshkruara.

“Në këtë pikë vetëm ne mund ta humbim titullin tani. Është gjithçka në duart tona”, tha Mirko Brandini, një tifoz i flaktë i Napolit.

18-vjeçari udhëtoi për në Napoli nga Toscana me tre miq dhe u shëtit jashtë stadiumit “Diego Maradona” të Napolit për të shijuar euforinë e një fitoreje emocionuese kundër një prej rivalëve më të ashpër, Romës. Napoli ka humbur vetëm shtatë pikë gjatë gjithë edicionit dhe të dielën kaloi një provë të vështirë kundër Romës.

Sulmuesi i vizitorëve, Stephan El Shaarawy, barazoi shifrat pas golit të epërsisë së Victor Osimhenit, për të heshtur turmën e bujshme vendase, përpara se Giovanni Simeone të siguronte fitoren me golin e shënuar në minutën e 86-të. Ishte fitorja e tetë radhazi e Napolit në ligë në shtëpi, ecuria më e gjatë e fitoreve në Napoli qëkur skuadra shënoi 11 fitore midis dhjetorit të vitit 1989 dhe prillit 1990. Ishte ky edicioni i fundit që Napoli fitoi titullin.

Edhe Festa e Napolit do të vazhdojë deri në fund të edicionit Sport Festa e Napolit do të vazhdojë deri në fund të edicionit

Pavarësisht nga avantazhi masiv dhe një serie prej katër fitoresh që nga humbja nga Interi i vendit të dytë në fillim të muajit, napolitanët e shqetësuar nuk do të besojnë se ka mbaruar gjithçka derisa të përfundojë vërtet ky edicion.

“Nuk mund të thuash asgjë akoma, ne jemi supersticiozë në Napoli”, tha një tifoze me emrin Esther.

Ajo foli për emocionet e qytetit nga lagjja qendrore spanjolle e Napolit, përpara një murali të famshëm të Maradonas, të pikturuar pas triumfit të fundit të skuadrës ne garën për titull në vitin 1990.

Luca, një punonjës në një kompani lodrash, kujton fitoren e fundit të Italisë në Kupën e Botës në vitin 2006 dhe triumfin e fundit në Kampionat Evropian. Por në moshën 30-vjeçare është shumë i ri për të mbajtur ndonjë kujtim nga Scudetto e fundit e Napolit, të siguruar në fund të kohës së trazuar të Maradonës në Itali.

“Nuk është ende asgjë e garantuar, duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje”, insistoi ai. “Kam përjetuar fitoren e Kupës së Botës dhe të Evropianit, por kjo do të ishte diçka krejtësisht tjetër! Ne kemi pritur kaq gjatë për këtë titull”.

Edhe Napoli po bëhet gati për festën e madhe Sport Napoli po bëhet gati për festën e madhe

Ai tha se fitimi i titullit do të ishte një lloj “hakmarrjeje” ndaj veriut më të pasur të Italisë, i cili ka dominuar jo vetëm në futboll, por edhe në ekonominë e vendit.

“Është e vështirë për ne të fitojmë, për arsye ekonomike, sociale, politike dhe kulturore”, thotë qytetari i Napolit, Pasquale Esposito, 68 vjeç, i cili kujton mirë epokën e Maradonas. “Unë punoja në Milano në atë kohë, kështu që shkova në Torino, në ‘San Siro’ dhe pata kënaqësinë të shikoja Maradonan duke luajtur. Por gjëja më e mirë ishte se kur kthehesha në Napoli shihja mbi një reklamë në autostradë shkrimin ‘Mirë se erdhe në qytetin e Scudettos’. Kjo, për mua që po kthehesha në shtëpi, ishte një ndjenjë e veçantë”.

Giuseppe Bruscolotti kishte një kujtim edhe më të mirë të titullit të parë të ligës në vitin 1987, sezoni i parafundit i karrierës së tij të gjatë duke luajtur në mbrojtjen e Napolit, që e filloi në vitin 1972.

“Ne jemi pjesë e historisë, por edhe skuadra aktuale po bëhet pjesë e saj. E vetmja gjë që u mbetet këtyre është të fitojnë titullin”, tha Bruscolotti i sigurt dhe shumë pak i shqetësuar nga besëtytnitë e tifozëve. “Napoli do ta fitojë ligën. Historia tregon se një ekip me kaq shumë pikë në gjysmë të rrugës përfundon i pari. Dhe unë them se titulli tashmë është fituar”.

Edhe Napoli do ta nisë festën e titullit këtë vikend Sport Napoli do ta nisë festën e titullit këtë vikend

Felice de Simone dhe Francesco Bovenzi, të dy studentë 18-vjeçarë, thanë se fitorja e titullit do të përshëndetet nga një specialitet tradicional i Napolit – fishekzjarrët që do të ndezën në të gjithë qytetin.

“Nëse fitojmë festa do të zgjasë të paktën një vit. Vendi do të jetë shumë rrëmujë!”, insistuan ata.