Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm humbje për Kosovën U18 në kualifikimet për Evropian

Hendbollistët e Përfaqësueses U18 të Kosovës i kanë përfunduar kualifikimet për “Euro 2024” pa lënë ndonjë gjurmë. Prej të premtes deri të dielën në Shkup janë zhvilluar ndeshjet e Grupi B, ndërsa Kosova U18 pësoi tri humbje shumë të thella.

Të premten, hendbollistët kosovarë pësuan me rezultatin 33:19 nga Zvicra. Të shtunën, Kosova humbi 33:22 nga Sllovakia, ndërsa të dielën ishte ndeshja me Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesja nikoqire në fund fitoi me rezultat 33:24. Kështu Kosova mbeti e fundit në grup dhe në verë do të luaj në Kampionatin Evropian të Divizionit B. Grupin e fitoi Zvicra me gjashtë pikë, përkatësisht me tri fitore. Maqedonia e Veriut përfundoi e dyta me katër pikë, ndërsa Sllovakia e treta me dy pikë. Zvicra dhe Maqedonia e Veriut u kualifikuan në Evropian, ndërsa pos Kosovës edhe Sllovakia do të luaj në Divizionin B.

Ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova U18 nisi më mirë ndeshjen. Ishte në epërsi deri në minutën e 13-të. Epërsia e Kosovës shkoi deri në dy gola. Por më pas vendasit shfaqën dukshëm më tepër dhe pjesa e parë përfundoi 15:11 për Maqedoninë V.

Në pjesën e dytë epërsia e Maqedonisë së Veriut shkoi deri në dhjetë gola, ndërsa në fund dallimi ishte nëntë gola. Olsi Mulaj ishte më efikasi te Kosova me nëntë gola. Katër i kishte Lum Xhemajli, ndërsa nga tri i kishin Granit Kadiri e Amar Muqolli.

Edhe Kosova U18 mposhtet thellë nga Zvicra Sport Kosova U18 mposhtet thellë nga Zvicra

Por gjithë këta, lojtarët e tjerë e po ashtu shtabi teknik kanë mësuar se për sukses në nivelin solid evropian kërkohet shumë më tepër punë e angazhim.

Humbjet rresht në fakt nuk janë asgjë e re për ekipet e grupmoshave të reja, jo vetëm në hendboll. Ato ka kohë që nuk u ndahen përfaqësueseve të Kosovës.