Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm dy lojtarë të klubeve të vendit te Kosova U19

Igball Jashari i Prishtinës dhe Elvir Gashijani i Llapit janë lojtarët e vetëm të klubeve kosovare të futbollit të ftuar te Kosova U19.

Kosova U19 nga 18 deri më 26 mars do të qëndrojë në Slloveni, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës "Elite Round" të kualifikimeve për Kampionatit Evropian 2024.

"Dardanët" e rinj bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Përzgjedhësi Adil Maliqi e ka publikuar të premten listën e të ftuarve, që dominohet nga lojtarët e klubeve evropiane.

Ndeshjen e parë, Kosova U19 e luan kundër Austrisë, më 20 mars.

Më 23 mars, Kosova U19 ballafaqohet me Spanjën, derisa përballjen e fundit e ka kundër Sllovenisë, më 26 mars. Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në Evropian.

Image