Max Verstappen ka vazhduar me dominim në kampionatin e Formula 1.
Verstappen të dielën e fitoi garën Grand Prix të Britanisë së Madhe, ndërsa skuderia e Red Bullit vazhdon të jetë e pamposhtur në këtë sezon.
Red Bulli, falë sukseseve të ngasësve të tij, e ka barazuar rekordin e skuderisë së McLarenit të vitit 1988, me 11 fitore të njëpasnjëshme.
Lando Norris i McLarenit përfundoi i dyti të dielën, në garën e zhvilluara para 160 mijë shikuesve në “Silverstone”.
Ndërkohë, shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, zuri vend në podium me Mercedesin duke përfunduar i treti.
Edhe
Verstappen triumfon në Monza
“Njëmbëdhjetë rresht. Kjo është goxha çmenduri”, është dëgjuar Verstappen t’i ketë thënë ekipit pas përfundimit të garës.
Verstappen tani i ka gjashtë fitore rresht.