Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen: Trajtohem ndryshe nga ngasësit e tjerë

Max Verstappen ka thënë se trajtohet ndryshe në krahasim me ngasësit tjerë të Formula 1 kur bëhet fjalë për vozitje të ndershme.

Komentet e tij kanë nxitur debat të madh në prag të Grand-Prixit të Abu Dhabit këtë vikend, ku Verstappen dhe Lewis Hamilton do të garojnë për titullin e sivjetmë në Formula 1.

“Duket sikur ngasësit tjerë bëjnë gjëra të ngjashme dhe i vetmi që penalizohet jam unë. Gjëja e vetme që unë kërkoj është që të jemi të barabartë të gjithë”, ka thënë Verstappen të enjten.

Ngasësi i Red Bullit mori tri penalizime të ndryshme vikendin e kaluar në Grand-Prixin e Arabisë Saudite.

Hamiltoni e fitoi garën dramatike dhe kontroverse në prag të garës finale të sezonit në Yas Marina, dhe është baras me pikë me Verstappen. Kushdo që përfundon para njëri-tjetrit të dielën do ta fitojë titullin. Do të ishte titulli rekord, i teti për Hamiltonin, dhe i pari për Verstappenin.

Artikuj të ngjashëm