Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamiltoni dëshiron ta “shkatërrojë” Verstappenin

Lewis Hamilton mendon se titulli i kampionit vitin e kaluar ishte “vjedhje” në Abu Dhabi dhe sivjet dëshiron ta “shkatërrojë” Max Verstappenin.

Kështu është shprehur ngasësi i Formula 1.

Ylli britanik i Formula 1 ishte në kërkim të titullit të tetë të Botës në ditën e fundit të sezonit 2021, por në fund ishte Verstappen që iu gëzua titullit të parë.

Pas garës pati akuza të shumta për parregullsi në atë garë, ndërsa për Hamiltonin u tha se do të pensionohej.

Por, Hamilton ka folur për të ardhmen dhe ka thënë se sivjet do të jetë viti i tij.

“Nëse mendoni se çfarë keni parë në fund të vitit të kaluar ka qenë më e mira nga unë, prisni dhe shihni në këtë vit”, ka thënë Hamilton.

Edhe Verstappeni mund ta humbë titullin e vitit të kaluar Sport 3 v. më parë Verstappeni mund ta humbë titullin e vitit të kaluar

Vertappen pas titullit të fituar nënshkroi kontratë me “Red Bullin” për 37 milionë funte në vit.

Gara e parë e sezonit 2022 do të mbahet në Bahrejn, më 20 mars.