Sport

Mercedesi dhe McLareni gati për garën që vendos për titull në Formula 1

Toto Wolff dhe Christian Horner mezi shikuan njëri-tjetrin kur u ulën krah për krah tri javë më parë duke diskutuar kampionatin e Formula 1. Marrëdhënia e tyre e ftohtë u shkri shkurtimisht të premten përpara Çmimit të Madh të Abu Dhabit, ku kampioni i shtatëfishtë Lewis Hamilton dhe Max Verstappen janë të barabartë me pikë në tabelë dhe të dielën do të futen në garën për titullin e kampionit për këtë edicion.

“Paç fat. Le të fitojë ngasësi më i mirë dhe skuderia më e mirë”, tha kreu i Mercedesit, Wolff, i cili arriti të fitojë titullin e konstruktorëve dhe ia shtrëngoi dorën rivalit të Red Bullit, Hornerit, kur u pyet se çfarë kishin për t'i thënë njëri-tjetrit.

“Pikërisht”, u përgjigj Horner, i cili pranoi shtrëngimin e duarve.

Ishte në mënyrë dramatike ndryshe nga 19 nëntori në garën për Çmimin e Madh të Katarit, ku tensioni ishte i dukshëm në gjuhën e tyre të ngurtë të trupit dhe përbuzjen e hapur për njëri-tjetrin.

“Nuk kam nevojë të shkoj në drekë me Toton. Po ashtu nuk kam nevojë për përqafimin e tij”, kishte thënë Horner atë ditë.

Po ashtu, injoranca ishte e madhe edhe nga Wolff pas fjalëve të Hornerit. Por Verstappen kishte një epërsi prej 14 pikësh në renditje në kohën e asaj fjalosjeje, e mbajtur dy ditë përpara se Hamilton të fitonte të dytën nga tri fitoret rresht – një seri që ka barazuar kampionatin përpara finales të së dielës. Është hera e parë që nga viti 1974 që pretendentët për titullin e kampionit në F1 janë të barabartë duke shkuar në garën finale. Hamilton, fituesi i katër titujve radhazi, ka shfrytëzuar tri garat e fundit për të synuar titullin e tetë rekord në Formula 1. Verstappen, fituesi i nëntë garave më të mira të serisë këtë sezon, po kërkon të bëhet kampioni i parë holandez i botës.

“E dini, kush do ta kishte menduar se ne do të ishim këtu këtë sezon, ku do të futemi në garën e fundit për të synuar titullin. Të jesh i lidhur me Lewisin, ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, një kampionat i mrekullueshëm”, tha Horner. “Askush nuk i është afruar sfidës me Mercedesin në tetë vjetët e fundit. Ka qenë intensive, ka qenë zhgënjyese në raste, ne kemi kaluar kufijtë, ne kemi shtyrë njëri-tjetrin, ne kemi shtyrë konkurrentët tanë dhe ja ku jemi në garën e fundit për titull”.

Hamilton ka qenë në beteja të forta më parë, duke përfshirë një përballje të vitit 2008 me Felipe Massan, i cili fitoi finalen e sezonit në vendin e tij, Brazil dhe besonte se kishte fituar titullin kur kaloi vijën e finishit. Ekipi i tij shpërtheu në festë me Hamiltonin gati 40 sekonda pas. Por me një tejkalim për vendin e pestë në xhiron e fundit, Hamilton fitoi kampionatin e tij të parë me një pikë të vetme. Do të jetë një tjetër përfundim i shkëlqyer në Abu Dhabi, ku Verstappen ishte më i shpejtë në stërvitjen e parë të së premtes dhe Hamilton kishte ritmin në stërvitjen e dytë.

“E vetmja mundësi që kemi për të fituar këtë kampionat është të mposhtim Lewisin dhe ne duam ta bëjmë këtë në pistë”, tha Horner të premten.

Drejtori i garave të F1, Michael Masi, në shënimet e tij të rregullta të ngjarjeve dërguar të gjithë konkurrentëve u kujtoi ekipeve rregullat në lidhje me sjelljen sportive dhe penalizimet që mund të pasonin. Mendohej se ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për Red Bullin dhe Verstappenin, të cilët kanë tërhequr kritika këtë sezon për drejtimin agresiv dhe u akuzuan nga Hamiltoni javën e kaluar. Verstappen në Abu Dhabi ka pohuar se ai është shënjestruar nga zyrtarët dhe është trajtuar më ashpër se shokët e tij konkurrentë. Të dy, Wolff dhe Horner u pyetën nëse Verstappen ishte shënjestruar dhe Horner hoqi maskën e tij për t'u përgjigjur.

“Në disa raste mendoj se ai është trajtuar ashpër dhe mendoj se ai është vënë nën vëzhgim që ne nuk e kemi parë të zbatohet vazhdimisht”, tha Horner, shefi i Verstappenit. “Ai po konkurron kundër një kampioni të botës që ka shtatë tituj dhe mendoj se akuzat për ngasjen e tij, për stilin e tij të ngasjes, për standardet e tij të ngasjes, ka qenë vetë, për t’i bërë presion.

Horner ka vazhduar edhe më tej, duke e lavdëruar ngasësin holandez: “Max drejton në një mënyrë që ndez pasionin, ka sjellë tifozë të rinj në sport këtë vit dhe ne nuk duam që ai të ndryshojë. Ne duam që ai të drejtojë pikërisht në mënyrën që e ka bërë deri më tani”.

Wolff nuk pranoi të fliste në mënyrë specifike për “incidentet ose vetë ngasjen e bolidit”, por sugjeroi se qëndrimi i Verstappenit është perceptimi i tij.

“Dhe kjo do të ndikojë në mënyrën se si mendoni dhe si e shihni botën”, tha Wolff. “Ne gjithashtu kemi një ndikim që të kemi pamjen më të qartë të gjërave dhe kjo pa dyshim ndryshon nga Red Bulli, por kjo është në rregull. Thjesht duhet të pranoni se ata e shohin atë me syzet e tyre dhe kanë një mendim dhe ne e shohim me syzet tona dhe për këtë punë janë zyrtarët që duhet të jenë neutralë dhe të marrin vendime”.