Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti dëshiron të qëndrojë te PSG-ja

Mesfushori Marco Verratti është i hapur për të firmosur kontratë të re me Paris Saint-Germainin.

Reprezentuesi i Italisë ka kaluar shtatë vjet te skuadra kampione franceze, ku është lojtar i rëndësishëm, por për shërbimet e tij po interesohen Manchester Unitedi e Juventusi. Verratti ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Por 26-vjeçari mund të paramendojë edhe të përfundojë karrierën te Parisi, transmeton Koha Ditore.

"Ka gjëra për të cilat nuk flas. Unë e di se agjenti im dhe klubi bisedojnë nganjëherë. Por nuk kemi firmosur asgjë. Kam ende shumë vjet në kontratën time. Nuk kam problem të firmos kontratë të re këtu", ka thënë Verratti, përcjell "Le Parisien" të mërkurën. "Unë jam 27-vjeçar, nëse firmosi kontratë të re, atëherë do të jetë për katër apo pesë vjet. Mundem edhe ta përfundoj karrierën këtu, nëse klubi do".

Artikuj të ngjashëm