Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti po rishikon të ardhmen në PSG

Marco Verratti është lënduar nga kritikat që ka marrë pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve. Kjo e ka shtyrë atë ta rishqyrtojë të ardhmen e tij te skuadra franceze, PSG, raporton “calciomercato” të enjten.

Mesfushori italian po kërkohet nga dy gjigantët e Italisë, Juventusi dhe Milani. Reprezentuesi i Italisë së fundmi ka vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2026. Por, ai është i zhgënjyer me kritikat që ka marrë nga tifozët e klubit parisien.

Mesfushori 30-vjeçar te skuadra e Parisit është prej vitit 2012. Ai ka asistuar vetëm një herë në 29 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Artikuj të ngjashëm