Klubi i basketbollit, Vëllaznimi ka njoftuar për largimin e trajnerit, Josip Plantak. Për largimin, siç njofton klubi gjakovar është pajtuar edhe Plantaku.
“KB Vëllaznimi njofton se Josip Plantak nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë dhe marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri të dyanshme. Klubi mbetet i përkushtuar që skuadra të jetë konkurruese si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në garat tjera. Shumë shpejt pritet të fillojë punën trajneri i ri”, shkruan në komunikatën e klubit nga Gjakova.
Platnak u rikthye për herë të dyte te Vëllaznimi këtë sezon.
Vëllaznimi pas 16 ndeshjeve ka shtatë fitore e nëntë humbje. Mban vendin e pestë.
Artikuj të ngjashëm