Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krstiq, trajner i ri i Vëllaznimit

KB Vëllaznimi është bërë me trajner të ri.

Skuadra gjakovare e basketbollit të enjten ka njoftuar se Vladimir Krstiq do të jetë udhëheqës i ri i skuadrës.

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të prezantojë trajnerin e ri, një nga ikonat e basketbollit kroat, ish-playmakerin e njohur Vladimir Krstiq. Eksperienca e fundit si trajner ishte te Gorica në elitën e basketbollit kroat”, ka shkruar Vëllaznimi të enjten.

Krstiq në të kaluarën ka drejtuar edhe Furnirin, ndërsa ka qenë edhe asistent i Kombëtares së Kroacisë, ka shkruar tutje klubi “kuqezi”.

Vëllaznimi ditë më parë njoftoi për largimin e trajnerit Josip Plantak.

Vëllaznimi me 23 pikë, zë vendin e pestë në tabelë me 7 fitore e 9 humbje.

Artikuj të ngjashëm