Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdojnë provokimet e tifozëve të Buduqnostit: Kosovën e paraqesin pjesë të Serbisë

Tifo-grupi i Buduqnostit të Podgoricës, “Varvari” (Barbarët), ka vazhduar me provokime të rënda karshi Kosovës e shqiptarëve.

Pasi në ndeshjen e parë ndaj Llapit në Podgoricë, “barbarët” kishin fyer e përqeshur shqiptarët, ata tashmë kanë paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ky tifo-grup me qëndrime proserbe ka paralajmëruar ardhjen në Prishtinë për ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës, që zhvillohet të enjten.

Ka paraqitur edhe një hartë, përkatësisht vendin se për ku udhëtojnë. Dhe Prishtinën e Kosovën i kanë paraqitur në territorin e Serbisë.

“Kualifikimet për Ligën e Konferencës. 14.7. ‘Varvari’ për udhëtim mund të paraqiteni sot prej orës 16:00 deri në ora 22:00. Duhet t’i sillni kopjen e letërnjoftimit. Kilometra kalojmë, pengesat të gjitha i shkelmojmë”, shkruan në postimin provokues të tifo-grupit “Varvari”.