Tifozët e Buduqnostit “Varvari”, kanë paralajmëruar ardhjen në Prishtinë për ndeshjen me Llapin.
Madje këtë e kanë bërë në mënyrë provokuese duke e paraqitur Prishtinën e Kosovën si pjesë të Serbisë.
Por ky tifo-grup nuk e ka konfirmuar ardhjen në Prishtinë.
“Tifozët kundërshtarë ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht. Nuk ka konfirmim zyrtar. Kanë thënë që do të vijnë por konfirmim zyrtar nuk ka. Ne kemi qenë të kujdesshëm atje, para ndeshjes dhe pas ndeshjes. Ata ende pa ardhur kanë filluar me provokime. Nëse do të vijnë është përgjegjësi e tyre dhe e organeve të rendit nëse do të pranohen të hyjnë në stadium apo jo. Situata mund të eskalojë, por organet e sigurisë duhet të përkujdesen. Janë njerëzit kompetent për këtë. Nëse hyjnë brenda ta kenë sigurinë absolute. Por edhe jashtë stadiumit duhet që organet e sigurisë të kujdesen”, ka theksuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina.