Huliganët përkrahës të klubit të futbollit Buduqnost nga Podgorica, kanë vajtuar të mërkurën terroristët serbë të vrarë të dielën në Banjskë.
Tifo-grupi “Varvari” që shquhet për qëndrim proserb, ka paraqitur emrat e tre terroristëve të vrarë serbë.
Poshtë emrave të tyre këta huliganë kanë shkruar “lavdi heronjve”. Emrat e terroristëve serbë janë paraqitur të mërkurën mbrëma gjatë ndeshjes që Buduqnosti e luajti me Mladostin. “Varvari” është tkurrur në dhjetëra përkrahës në vitet e fundit.
Provokime të rënda këta huliganë kishin bërë në ndeshjen e Buduqnostit me Llapin.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Serbi nderohen terroristët serbë që u vranë në Banjskë
-
Tifozët që fyen Kosovën rrihen mes vete
-
Huliganët e Buduqnostit i fyen sërish shqiptarët, por klubi shqiptar po shkon drejt titullit në Mal të Zi
-
Në ndeshjen e Championsit “nderohen” sulmuesit e vrarë në Banjskë
-
Huliganët serbë vajtojnë terroristin e vrarë në Banjskë