Të martën mbrëma, në Kalanë e Beogradit u organizua një ceremoni ku u nderuan terroristët serbë që u vranë në sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.
“N1” raporton se janë ndezur flakadanë në nder të Stefan Nedeljkoviqit, Bojan Mijailoviqit dhe Igor Milenkoviqit, që u vranë në Banjskë, ndërsa ishin pjesë e grupit terrorist të drejtuar nga Milan Radoiçiq.
Përveç ndezjes së pishtarit, në muret e Kalasë së Beogradit u shfaqë flamuri trengjyrësh serbë dhe mesazhi “liria paguhet me çmim të lartë, nënë”, raporton tabloidi “Veçernje Novosti”.
Raportohet se ka pasur nderime edhe në Novi Sad dhe Shabac.
Në sulmin terrorist në Banjskë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Edhe
Serbët në Leposaviq festojnë ditëlindjen e kryeterroristit të lirë, Milan Radoiçiq
Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë Milan Radoiçiq, atëbotë nënkryetar i Listës Serbe. Radoiçiq u ndalua në Serbi në tetor të vitit 2023 për shkak të Banjskës, por ai u lirua shpejt dhe vazhdon të endet i lirë.
Nga grupi terrorist tre persona të akuzuar ndodhen në paraburgim në Kosovë. E më 11 shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe mbi 40 të tjerëve. Por që të gjithë ndodhen në Serbi.
-
Nga veriu glorifikohet Mlladiqi, i thonë “bëju të fala” terroristëve të vrarë në Banjskë
-
Radoiçiqi rikthehet në regjistrat e pronësisë në Serbi, bëhet pronar i 5 parcelave
-
BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
-
BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë